75 Mall Live Search
20:07 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / OSH

Shpejt do të rregullohet çështja e taksive në Prishtinë, Zogaj jep premtimin

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka premtuar se do të rregullohet çështja e taksive, shkruan IndeksOnline.

Zogaj tha se sot u takua me grupin punës i cili pritet të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm të punojnë për rregulloren e re për funksionimin e taksive.

Ai tha se shpejt rregullorja do të diskutohet me shoqatat e taksive.

Postimi:

Sot, ndër tjera, takova grupin punues, i cili po punon në rregulloren e re për funksionimin e taksive në Prishtinë! Kërkova që në grup punues të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm, dhe të analizohen përvojat më të mira të qyteteve të rajonit. Shpejtë rregulloren do ta diskutojmë edhe me shoqatat e taksive në Prishtinë.