“Jam Ilir Meta unë o budallenj”, Presidenti huazon fjalët e Berishës

Presidenti Ilir Meta në përfundim të konferencës së kësaj të mërkure, ka huazuar gjuhën e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke dhënë një mesazh për kundërshtarët që i cilëson si “rilindas”.
“Jam Ilir Meta o superbudallenj”, u shprehu kreu i Shtetit, frazë kjo e njëjtë me atë që vite më parë përdori Sali Berisha në parlament. Sipas Metës, kundërshtarët e tij duhet ta harrojnë se mund të varrosin de facto pluralizmin shqiptar.
“Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë të gjithë ata që kanë menduar që në mënyrë mafioze, gjithë ata rilinda, vendas dhe ndërkombëtarë, rilindas vendas mavi dhe blu, dhe rilindas ndërkombëtar kudo ku janë se do të varrosin de facto pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund dhe do të marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta u them atyre o superbudallenj. Për ata, ju jeni yje, vetëm informoni drejt”.
Mesazhi i njëjtë u lëshuar edhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha 6 vite më parë në parlament.
“Jam Sali Berisha unë o budalllenj. Nuk tërhiqet Sali Berisha o budallenj. Jam Sali Berisha unë, o çakenj, që flisni si çakenj nga vendi. E di si më dukeni ju mua apo jo? Plehra më dukeni. Vij për parlamentin këtu. Më dukeni plehra se të tillë jeni. Para interesit kombëtar nuk njoh asgjë tjetër unë”, u thoshte Berisha në vitin 2016 socialistëve, në një parlament ku kryetar ishte Ilir Meta.