U filmua duke i shqelmuar, Zouma dënohet 250000 funta dhe i merren macet

Kurt Zouma është gjobitur me 250,000 funta dhe i janë marrë macet e tij nga RSPCA (Shoqata Bamirëse e Kafshëve) pasi ai u filmua duke i shkelmuar dhe goditur me shuplakë.
Një deklaratë nga shoqata bamirëse e kafshëve të mërkurën thoshte: “Dy mace tani nën kujdesin e RSPCA.
“Prioriteti ynë është dhe ka qenë gjithmonë mirëqenia e këtyre maceve. Janë marrë për një kontroll tek veterinerët dhe do të mbeten në kujdesin tonë derisa hetimi të vazhdojë. Ne u jemi mirënjohës të gjithëve që shprehën shqetësimin e tyre për këto mace.
“Ne ishim duke u marrë me këtë çështje përpara se videoja të bëhej virale në internet dhe po udhëheqim hetimin. Ne vazhdojmë të hetojmë kështu që nuk mund të komentojmë më tej në këtë moment.”
Mësohet se Hammers po kryejnë një hetim të brendshëm për incidentin, të cilin ata e dënuan ashpër në një deklaratë të hënën në mbrëmje. /IndeksOnline/