Identifikohen rastet e para me Omicron te kafshët

Janë identifikuar rastet e parë të variantit Omicron tek disa kafshë të egra në Shtetet e Bashkuara. Omicron është zbuluar tek disa drerë me bisht të bardhë në ishujt Staten, New York.
Në fund të fundit, Covid-19 është një sëmundje zoonotike, që do të thotë se fillimisht u transmetua nga kafshët te njerëzit. Dreri mund të jetë një bartës problematik i virusit. Këto janë kafshë që lëvizin në shumë zona dhe përgjithësisht mund të jenë asimptomatike.
Përveç kësaj, dreri i egër është pre dhe është një ushqim që konsumohet në Shtetet e Bashkuara. Disa shtete kanë paralajmëruar tashmë gjuetarët që të marrin masa paraprake kur transportojnë kufomat e drerit, madje duke i këshilluar ata të mbajnë doreza plastike apo edhe maska mbrojtëse.