Princi Charles rri në izolim, pret simptomat nga prekja e dytë e COVID-19

Ka rezultuar pozitiv për COVID-19, Princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar.
E kjo është hera e dytë që ai infektohet nga ky virus.
Princi Charles për herë të parë rezultoi pozitiv për koronavirus në fillimin e pandemisë, në mars të vitit 2020, shkruan CNN.
Ai tashmë është në izolim dhe bëhet e ditur se deri më tani nuk ka simptoma dhe se situata po vazhdon të monitorohet.
Ndryshe, Charles është plotësisht i vaksinuar dhe në kohën kur u infektua për herë të parë se ai kishte pasur fatin të përjetonte vetëm simptoma të lehta.