75 Mall Live Search
10:26 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / OSH

Qytetari hap rrugën e bllokuar nga bora në Zllash, 7 familje ishin të bllokuara

Grupi Of Road- Gollaku mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndihmuar banorët e fshatit Zllash të komunës së Prishtinës.

Ata me automjetin e tyre kanë hapur rrugën e bllokuar tash e sa ditë.

Në një video që kanë dërguar në adresë të IndeksOnline shihet se bora ka një lartësi bukur të madhe.

Për këtë arsyje, kishin mbetur të bllokuar shtatë familje në këtë fshat.

Siç duket, komuna e Prishtinës ka harrur t’i pastroj rrugët e Zllashit./IndeksOnline/