Lumezi: Para disa viteve nuk është imagjinuar të ndjeken penalisht zyrtarët e lartë

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, në konferencën vjetore të Prokurorëve, tha se gjatë vitit të kaluar kanë treguar efikasitet të mirë duke zgjidhur 50 mijë e 118 lëndë të ndryshme, shkruan IndeksOnline.
“Kemi zgjidhur 7093 raste të korrupsionit ku kemi akuzuar ish ministra të Qeverisë së Kosovës, sekretarë të ministrive, zyrtarë të lartë të Inteligjencës,kryetarë të komunave. Me plot të drejtë mund të them se para disa viteve as nuk është imagjnuar e lërë më të ndodh ndjekja penale e të ngriten akuza drejt funksionarëve e kjo sot është realitet i përditshëm”, tha ai.
Lumezi shtoi se shumë pjesëtarë të grupeve kriminale janë privuar nga liria, sikurse: Aksioni i subvencioneve, për konfiskimin e 400 kg kokainë, rasti Brezovica dhe ai i Thesarit.
“Puna e përbashkët ekipore e prokurorëve ka dërguar porosi të qarta grupeve kriminale se nuk mund të vihen mbi institucionet e shtetit”, tha ai.
Kurse, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me këtë rast porosity prokurorët që të mos kenë asnjë tolerancë për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore.
“Zotohem para jush se do të jem zëri i juaj që të adresojmë secilën nevojë që keni.Ne kemi obligim që të sigurohemi që ju e bëni punën tuaj pa asnjë pengesë, pa asnjë ndikim. Kemi obligim të sigurohet mbrojtja juaj”, tha ajo.
Në konferencën vjetore ishin të pranishëm ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, /IndeksOnline/






