“Putin e ka vendosur”, gazeta gjermane zbulon ditën kur pushtohet Ukraina

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është vetëm çështje ditësh. Gazeta gjermane “Der Spiegel” dhe britanikja “The Guardian”, duke cituar shërbimet sekrete amerikane shkruajnë se Rusia mund të sulmojë të mërkurën.
“Vladimir Putin ka vendosur ta pushtojë Ukrainën ditën e mërkurë”, kështu shkruan gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel”. Sipas revistës gjermane, është gjithashtu e mundur që informacioni të jetë përhapur qëllimisht për të penguar Rusinë.
Ndërkaq, pritet që presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin të kenë një bisedë telefonike këtë të shtunë.