75 Mall Live Search
20:08 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / C E

Chelsea kampion i Botës

Chelsea është shpallur kampion i Botës për klube.

Blutë nga Londra në finale mposhtën Palmeiras me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

Chelsea kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Lukaku në minutën e 55-të.

Brazilianët barazuan me anë të Veiga në minutën e 64-të.

Golin e fitores për Chelsean e shënoi Havertz në kohën shtesë, saktësisht në minutën e 117-të.

Ky është triumfi i parë i Chelseas në këtë kupë, ku një herë tjetër ka dështuar ta fitoj. /IndeksOnline/