75 Mall Live Search
12:29 / E Diele, 21 Qershor 2026 / L A

Humbje e madhe për Mark Hughes, ndahet nga jeta djali i tij në moshën 38-vjeçare

Një lajm tragjik ka goditur familjen e ish-sulmuesit dhe trajnerit të mirënjohur, Mark Hughes.

Djali i tij, Alex Hughes, është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare duke tronditur futbollin anglez

Lajmi i rëndë është konfirmuar nga burime pranë familjes Hughes, të cilët kanë kërkuar privatësi në këtë momente të vështira.

Sikurse babai i tij, Alex luajti luajti në skuadra si Stockport County dhe Wrexham përpara se t’i jepte fund karrierës së tij si lojtar për të punuar në analizën dhe rekrutimin e lojtarëve.

Ai punoi për Blackburn, Manchester City dhe Fulham, të cilat drejtoheshin të gjitha nga babai i tij, përpara se të drejtonte një akademi private në Portugali./IndeksOnline/