75 Mall Live Search
22:52 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / SH F

I plagosuri në Prishtinë është në gjendje të rëndë, mjeku kujdestar jep detaje

Personi që u plagos sonte në Prishtinë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet që të futet në sallën e operimit.

Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën e Emergjencës në QKUK.

Ai tha se viktima është lënduar në pjesën abdominale dhe në këmbë.

“Është në gjendje të rëndë. Ka lëndime në pjesën abdominale dhe në këmbë. Pritet që të futet në sallën e operimit”, tha mjeku kujdestar.

Ndryshe, lidhur me këtë ngjarje, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, I.I, mashkull 33 vjeç.

“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush”, në Prishtinë Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat  menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Personit të dyshuar I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit”.