Ditë e bukur për të shkuar në Shqipëri me veturë zyrtare – 3Z

Në një ditë me kohë të mirë si kjo e sotmja, çdokush mundohet të shfrytëzojë në maksimum kohën e lirë.
Megjithatë, dikush është më i privilegjuar, që në një të diel si sot, ta vozisë veturën zyrtare diku larg në Shqipëri.
Një veturë me targat “3Z-131-17” është parë duke qarkulluar në shtetin fqinj.
Indeksonline raporton se vetura është pikatur pranë kryqëzimit Shkodër-Lezhë-Fushë Krujë.
Sipas Udhëzimit Administrativ për Regjistrimin e Automjteve, “3Z” është shënjë identifikuese zyrtare për veturat që voziten nga Qeveria e Kosovës.
Më poshtë mund të shihni videon e siguruar nga Indeksonline: