75 Mall Live Search
15:21 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / LB

Vetëm 835 doza të vaksinës anti-Covid janë dhënë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije së në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 835 doza të vaksinës kundër-Covid.

Ministria ka treguar edhe numrin e dozave përforcuese të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.246 doza të vaksinës. Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është thënë në njoftimin e ministrisë.