Barcelona e ka seriozisht për yllin e Chelseat (Foto)
Skuadra e Barcelonës është duke bërë gati ofertën për futbollistin e Chelseat, Willian.
Sipas mediave të huaja, klubi Katalunas e ka seriozisht dhe pritet që gjatë mini-afatit të janarit ta transferoj lojtari brazilian.
Barcelona do të tentoj t’i siguroj shërbimet e Willianit, pasi janë shumë të zhgënjyer me mos ardhjen e Philipe Coutinhos në “Camp Nou”, në afatin e verës.
Willian po kalon në formë të mirë me Blutë e Londrës, por ka “probleme” me Antonio Conten, pasi ky i fundit shpesh po e inkuadron në lojë brazilianin nga stoli./IndeksOnline/