Varroset kosovari që vdiq duke punuar në Mal të Zi (Video)
Dragobilin e Malishevës sot e pllakosi zia.
Atje iu dha lamtumira e fundit 28 vjeçarit, Dëfrim Paçarizi që humbi jetën para dy ditëve në Mal të Zi derisa po punonte si punëtor i ndërtimtarisë.
Vëllau i tij, Jetoni tha se nuk di asgjë përveç asaj se të vëllanë e zuri dheu në vendpunishte, njofton Klan Kosova.
Njëri nga shokët që punonte bashkë me 28 vjeçarin tha se shumë të rinj nga Kosova punojnë në Mal të Zi shkaku i kushteve të rënda ekonomike.