75 Mall Live Search
17:40 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / AR

Fustani i Trixës kushton veç 35 euro

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, kohëve të fundit është bërë cak i mediave rozë.

Bukuroshja njihet për një jetë tejet luksoze, ku gjithmonë kujdeset të shfaqet e veshur firmato dhe me plotë stil, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, duket se ajo di të jetë edhe kursimtare.

Një faqe në Instagram, ‘Mespermes’, ka publikuar një imazh të Trixës e cila është shfaqur e veshur me një fustan të ‘Zara-s’.

Besoni ose jo, çmimi i këtij fustani është vetëm 35 euro dhe duket çmim më i lirë në krahasim me veshjet që jemi mësuar ta shohim./Indeksonline/