75 Mall Live Search
15:34 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / B O

Ndryshimi ndër vite i moderatores shqiptare

Sonila Meço, sot gazetarja, moderatorja dhe autorja e njohur, nisi karrienë e saj 21 vite më parë.

Edhe pse mbahet mend në studiot e Top Channel, ku veç edicioneve të lajmeve ka provuar edhe spektaklet, për t’ju rikthyer sërish atyre në TV Klan dhe më pas në Agon Channel, fillesat e saj kanë qenë pikërisht në edicionet e lajmeve në Klan.

Pikërisht nga këto fillime, Sonila Meço ka ndarë vetë një foto në Instagram disa kohë më parë ku shkruante:

“Kështu nisi gjithçka, TV Klan shtator 2001?”

Në fotografi Sonila shfaqet me një look goxha të ndryshëm nga ai që e shohim sot, ku bien në sy vetullat e plota, gjë që ia kanë vëne re edhe ndjekësit në komente, që kanë qenë shumë dashamirës me prezantuesen e njohur duke e përgëzuar për ndryshimet për mirë nëpër vite.

Momentalisht, Meço moderon emisionin e saj, “Task Force” në Syri Tv.