Veseli: Rikthimi i fuqishëm i PDK-së më 22 tetor i ka frikësuar subjektet tjera
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës ka folur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve brenda partisë.
“PDK ka një vision i cili synon në rend të parë ndryshimin brenda vetëvetës në mënyrë që të rrije një koalicion më të mirë në nivel nacional, i cili e fuqizon shtetin dhe të njejtën kohë institucionet në rolin vendimarrës, pastaj krijon një vision që krijonë përspektivë”, ka thënë ai.
Veseli ka theksuar se do të vazhdojnë si parti me fuqizime dhe me prurje të reja.
“Ne do të kemi prurje të reja, të ekspertëve. Iu ftojë t’i bashkangjiteni PDK-së gjatë konventës ku nuk do të ketë fushata për shkak të një grupacioni. Konventa zgjedhore do t’i zgjedhë organet që nga seksionet deri te kryetari i partisë. Kam dëshirë që sa më shumë të ketë debate, reaksione, ne jemi parti demrkatike andaj jemi transparent”, shtoi tutje ai.
Veslei ka thënë se rikthimi i fuqishëm i PDK-së më 22 tetor i ka frikësuar subjektet tjera.
Ai tha se ata janë bërë me një dëshirë dhe qëllim të madh të përbashkët për ta rrëzuar PDK-në.
“Në të njëjtën kohë PDK nuk ka qenë aq vigjilente sa duhet në raundin e dytë”
“Në radhë të parë në ruajtjen vullnetit të qytetarëve”.
Veseli tha se ka qenë edhe vetëkritik, dhe tha se mund të ketë qenë një vetëkënaqësi dhe një mungesë e angazhimit ndoshta në raundin e dytë që mund t’i ketë dëmtuar.