75 Mall Live Search
23:56 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / SH F

Shtrenjtimi i rrymës, LDK thotë se presidentja duhej të ishte më aktive

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka folur për krizën energjetike në vend dhe për vendimin për shtrenjtim të rrymës.

Halimi ka folur edhe për rolin e presidentes në krejt këtë situatë.

Ajo tha se presidentja Osmani do të duhej të ishte më aktive, në kuptimin e pozitës në të cilën gjendet.

“Ideja jonë si LDK ne merremi me partinë që është në ekzekutiv, me mënyrën e politikbërjes sesi ata po i bëjnë politika për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve. Natyrisht Presidentja do duhej të ishte më aktive në kuptimin e pozitës në të cilën gjendet, por gjithsesi i mbetet asaj dhe ekipit të saj të vlerësoj qartazi atë se çfarë është e mirë për vendin tone”, ka thënë Halimi në T7.