Deputetja Kica-Xhelili bën thirrje që të aplikoni për drejtor të RTK-së!
Deputetja e LVV-së, Doarsa Kica-Xhelili ka bërë të ditur se konkursi për Drejtor Gjeneral të Radio Televizionit të Kosovës – RTK, mbyllet të Hënën, më 21 shkurt, ora 16:00.
“Shfrytëzoj rastin që të bëj thirrje që çdo individ që ka vullnetin të vazhdoj procesin e rikthimit të besueshmërisë në këtë medium, të aplikoj. Në këtë rrugëtim, do të mundohem t’iu mbështes maksimalisht.

Jam optimiste që kemi njerëz të cilët përtej ambicies profesionale, kanë motivim t’i bashkangjiten çdo nisme që institucioneve publike t’i kthehet integriteti dhe e synojnë pikërisht këtë – rikthimin e integritetit. Për mua – ky përbën mision profesional, poaq sa fisnik e patriotik.
Është e qartë që ndryshimet thelbësore marrin kohë, por unë besoj gjithashtu që askush që kritikon pa ofruar alternativë, nuk ia dëshiron sinqerisht të mirën RTK-së, dhe asnjë institucioni tjetër.

Para së gjithash, duhet ta duam dhe mbrojmë vlerën e institucioneve tona.
Si kryetare e Komisionit parlamentar për Adm. Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, do të kërkoj përgjegjësi nga bordi i ri lidhur me integritetin dhe profesionalizmin e kujtdo që zgjedhet në mënyrë që askujt mos t’i mohohet padrejtësisht kjo mundësi.
Raportimi i ardhshëm pritet të jetë dikur rreth muajit mars/prill, dhe uroj që deri atëherë, RTK të krijoi një ekip shpresëdhënës”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/

