Ky është polici që u vra aksidentalisht në Prishtinë

Mbrëmja e 18 shkurtit ka qenë tragjike për një polic të Kosovës. Ai aksidentalisht ka humbur jetën.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Lirim Haxholli, 24-vjeçar.

Dyshimet e para janë se vrasja aksidentale ka ndodhur në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Për çdo detaj tjetër nga ky rast tragjik, Indeksonline do t’ju mbajë të informuar.
