75 Mall Live Search
18:44 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / C E

Granit Xhaka refuzoi ta merrte shiritin e kapitenit gjatë ndeshjes

Arsenali ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Premierligë. “Topçinjtë” e mposhtën me rezultat 2:1 Brentfordin në “Emirates Stadium”.

Por, një episod interesant ka ndodhur gjatë ndeshjes që ka marrë vëmendjen e të gjithë.

Dhe, protagonist kryesor, Granit Xhaka.

Kapiteni Lacazette u zëvendësua nga Nketiah në minutën e 84-të dhe ky i fundit vrapoi t’ia jepte Xhakës.

Megjithatë, Granit Xhaka e refuzoi dhe shiriti i kapitenit përfundoi në krahun e Tierneyt.