75 Mall Live Search
22:46 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / C E

Milani ndalet nga skuadra e fundit në tabelë

Milani ka barazuar me rezultat 2-2 si mysafir i Salernitana në ndeshjen e javës së 26-të të Serie A.

Rosonerët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Messias në minutën e pestë.

Vendasit fillimisht barazuan me anë të Bonazzoli në minutën e 29-të e më pas edhe kaluan në epërsi në minutën e 72-të me anë të Djuric.

Golin e barazimit për Milanin e shënoi Rebic në minutën e 77-të.

Milani vazhdon të jetë në vendin e parë me 56 pikë, dy më shumë se Interi që ka dy lojë më pak dhe tri pikë më shumë se Napoli që ka një lojë më pak. /IndeksOnline/