75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / C E

Ndryshohet lideri, Prishtina nis garën për mbijetesë – renditja e re në Superligë pas javës së 20-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa kemi edhe një lider të ri.

Pas fitores së sotme ndaj Prishtinës, Ballkani ka marrë primatin, falë edhe gabimit nga Drita, e cila barazoi dje me Llapin.

Pas 20 xhirove, ekipi nga Suhareka prin në tabelë me 39 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e dytë.

Menjëherë pas tyre vjen Drita që ka 38 gjithsej, një më pak se dy liderët e elitës së futbollit kosovar.

Ndërkohë, Llapi gjithashtu po shpreson për titull pasi gjendet gjashtë pikë larg dy kryesuesve, 33.

Në vendin e pestë tani gjendet Drenica e cila ka 27 pikë dhe është e relaksuar në mesin e tabelës, duke mos qenë e rrezikuar për rënie nga elita.

Por, e rrezikuar tani është kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina. “Bardhekaltrit” tani gjenden në vendin e gjashtë me 24 pikë, vetëm pesë më shumë se zona e rrezikshme.

Pas Prishtinës vjen Malisheva me 23 pikë në vendin e shtatë. Ulpiana gjendet e teta në zonën e play-outit me 19 pikë, kurse një më pak në vendin e parafundit e ka Dukagjini.

E krejt në fund gjendet Feronikeli me 11 pikë të tubuara.