75 Mall Live Search
16:47 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / C E

​Mposhtet Tirana e triumfon Laci, luftë e ashpër për titull në Superligën e Shqipërisë

Lufta për titull të kampionit në Superligën e Shqipërisë është ndezur jashtëzakonisht shumë pas humbjes së Tiranës nga Kastrioti me rezultat 2-1 në xhiron e 21-të në këtë kampionat.

Dy golat e shënuar nga Kaina në minutat 14’ dhe 82’ i dhanë humbjen e hidhur lideri aktual të tabelës, raporton KosovaPress.

Nga ana tjetër, Laci i vendit të dytë ka mposhtur lehtësisht Kukësin me rezultat 3-0. Golat u shënuan nga Malota, Akinyemi dhe Zulfiu.

Me këtë fitore Laci shkon në kuotën e 43 pikëve, vetëm tri më pak se lideri aktual Tirana duke bërë kështu që lufta për titull të jetë më e hapur se kurrë në këtë edicion garues.

Vendi i tretë i takon Kukësit me 37 pikë.