Fero merr vendimin e papritur

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, njihet për aktivitetin e tij në rrjetet sociale.
Njërën nga platformat të cilën e shfrytëzon për të njoftuar ndjekësit rreth çdo risie nga ai është rrjeti social, ‘Instagram’, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, sot ai ka marr vendimin e papritur.

Me një hulumtim të vogël në Instagram, shihet se reperi Fero ka ‘zhdukur’ të gjitha postimet nga profili i tij.
Se cila është arsyeja e këtij vendimi nuk dihet, por që duhet kujtuar që reperi shpesh herë bën këso veprimesh vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes./Indeksonline/
