75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / AR

Injorimi i madh publik që Donaldi ia bëri Trixës

Duket se marrëdhënia mes Trixës dhe Donaldit nuk është aspak ashtu siç e parashikonte këngëtarja.

Dyshja nuk kanë qëndruar bashkë që pas daljes së Donaldit nga ‘BBV’, shkruan Indeksonline.

Një detaj i cili u vu re në rrjetet sociale është kur Trixa në Instagram publikoi momentin kur në finale ia këndoi Donaldit hitin e madh, “Wicked Game”.

Trixa në këtë video i etiketoj ata të cilët u kujdesen për dukjen e saj si dhe të dashurin, Donaldin, të cilit ia dedikoj këngën.

Duke ia hedhur syrin këtij postim vumë re që Donaldi as që ia ka bërë ‘like’ e as ‘koment’, dhe që shumica e komenteve që ka pranuar ishin negative sa i përket raportit të tyre.

Se çfarë po ndodh mes tyre, duhet të presim deri në ndonjë deklaratë nga dyshja./Indeksonline/

Nesër finalja e BBV: Bora dhe Beatrix të ftuara për t'u takuar me Donaldin