Fillon hetimi për problemin e frenimit të Teslas

Vetura e famshme Tesla, tash e disa kohë është duke pasur probleme me frenimin e papritur.
Një gjë e tillë është raportuar disa herë dhe po shqyrtohet nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.
Qeveria amerikane në anën tjetër ka nisur hetimet e raporteve për këtë problem.
Tesla mori 354 ankesa në nëntë muajt e fundit, transmeton Indeksonline.
Kjo bëri që rreth 416 mijë vetura të kompanisë t’i nënshtrohen hetimit.
Shoferët po thonë se problemi ndodh duke përdorur sistemin e ndihmës së shoferit Autopilot.
Kompania Tesla veçse është duke u hetuar edhe për dy raste të tjera: Passenger Play dhe Autopilot.