75 Mall Live Search
14:41 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / MSH

Kryhet një intervenim i rrallë në QKUK tek një paciente 21 vjeçare

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është kryer një operacion i nderlikuar dhe shumë i rrallë në trupin e një pacienteje 21 vjeçare.

Sipas ShSKUK-së, pacientja, për shkak të çrregullimeve abdominale të lindura me to, kryente jashtëqitjen përmes organit gjenital.

“Operacioni është kryer me sukses nga mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipës operatore, gjersa pacienti është në gjendje stabile shendetësore” thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Një intervenim i tillë është i rrallë edhe në botë.

Kjo për shkak se pacientët me probleme të tilla të lindura, trajtohen kur pacienti është foshnje.