Vjen reagimi i fortë nga Arbana Osmani, ka disa fjalë për Donaldin

Pas përfundimit të ‘BBV’, ka pasur deklarata të shumta nga stafi i ‘Top Channel’ të cilat janë marrë si kunja ndaj Donaldit.
Moderatorja e ‘BBV’, Arbana Osmani, vendosi që përmes një postimi në ‘Instastory’, të shprehet falënderuese për secilin konkurrent që ishte pjesë e këtij formati, shkruan Indeksonline.
Në veçanti përmendi Donaldin, për të cilin tha se ka dhënë emocione pafund.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Po shoh qe ne mediat online te etura per klikime qe po keqperdoret cdo deklatate, status, koment i bere nga Produksioni i Big Brother Vip duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar nje konflikt qe nuk ekziston dhe as nuk do te ekzistoje ndonjehere.
Une dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirenjohes cdo konkurenti ne kete Big Brother, aq me teper Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka perfunduar dhe bashke me te uroj te mbaroje shpejt edhe vala e deshires per te vene kunder njerez qe vetem “kunder” nuk kane qene, nuk jane e nuk do jene ndonjehere”./Indeksonline/
