75 Mall Live Search
11:25 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / LB

Abdixhiku thotë se inflacioni është 7.1%, pyet qeverinë se a kanë ndonjë pako që qytetarët t’i përballojnë çmimet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se vetëm për një vit inflacioni në Kosovë është 7.1%. Kjo rritje, sipas tij, është më e madhja në 22 vitet e fundit.

Abdixhiku ka shtruar disa pyetje për Qeverinë e Kosovës, nëse kanë plan të marrin ndonjë politike fiskale që iu ndihmon qytetarëve të Kosovës për t’i përballuar këto çmime.

Më tutje, Abdixhiku thotë se Qeveria po provon të jap një pasqyre të zhvillimit ekonomike duke e krahasuar vitin 2021 më vitin 2020, i cili ishte vit i mbyllur.

Më tutje, kreu u i LDK-së thotë se dogana dhe ATK mbledhin më shumë të ardhura kur ka inflacion./Indeksonline