75 Mall Live Search
09:07 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / OSH

Dërgohet në strehimore gruaja me tre fëmijët në Vushtrri, bashkëshorti ushtronte dhunë psikike

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkaq, bashkëshortja e tij me tre fëmijët janë dërguar në strehimore.

“Vushtrri 22.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.