75 Mall Live Search
10:04 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Burri plagos gruan në Deçan, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan i cili ka plagosur gruan e tij, duke i shkaktuar lëndime.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka plagosur viktimën femër K-Shqiptare-bashkëshorten e tij. Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është konfiskuar një arme me një karikatorë të zbrazët dhe dy karikatorë tjerë me 11 fishekë”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/