Kim shpenzon shifrën e ‘çmendur’ për të ngjyrosur veturat njësoj si ngjyrën e shtëpisë

Blogerja e famshme, Kim Kardashian, njihet për luksin e madh.
Ylli me famë botërore ka bërë një kombinim mahnitës të veturave me ngjyrën e shtëpisë së saj, transmeton Indeksonline.

Ajo ka shpenzuar më shumë se 100.000 dollarë për t’i kthyer Lamborghinin, Rolls Royce dhe Maybach në një nuancë të hirtë si shtëpia e saj.
“Kam qenë gjithmonë një vajzë makinash, më pëlqejnë dhe doja diçka ndryshe. Doja që makinat e mia të përshtateshin me shtëpinë time që është gri. Kështu që i bëra makinat gri, në vend të argjendit tim mat, që bëja dikur”, tha Kardashian për Vogue./Indeksonline/
