75 Mall Live Search
17:19 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / MSH

​Dështon miratimi i projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar projektligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Mazhoranca votoi kundër miratimit të tij, ndërsa pro u shprehën deputetët opozitarë.

Në anën tjetër, Kuvendi sot miratoi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Pas përfundimit të pikës për TVSH, Kuvendi mbylli punimet dhe u vendos që pikat e tjera të rendit të ditës të vazhdojnë në seancën e radhës.