75 Mall Live Search
19:12 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / LB

Biden deklarohet pas takimit të G7, paralajmëron sanksione shkatërruese ndaj Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka dalur me një deklaratë pas takimit të zhvilluar me homologët e tij, liderët botërorë të grupit të njohur G7.

Biden thotë se me ta janë dakorduar të ecin përpara me pakot sanksionuese shkatërruese siç potencon, për të kërkuar llogari nga Rusia për agresionin e saj dhe sulmet në zona të Ukrainës.

”Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7 për të diskutuar sulmin e pajustifikuar të presidentit Putin ndaj Ukrainës dhe ne ramë dakord të ecim përpara në paketat sanksionesh shkatërruese dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia. Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”, thuhet në mesazhin e Biden në twitter.