Iliri publikon foto me Sabianin, i thur vargje miqësisë së tyre

Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka publikuar një foto me Sabianin ndërsa ka shkruar dhe disa fjalë për miqësinë e tyre.
Balerini dhe këngëtari krijuan një raport mjaft të ngushtë gjatë gjithë kohës që qëndruan brenda shtëpisë së famshme, miqësi që vijon dhe jashtë.
Madje, Sabiani i referohej Ilirit si “100 mijë euroshi” i tij dhe ka bërë tifo për të.
“Fitore në jetë janë ato, kur fiton miq që qëndrojnë me ty dhe në ditët tuaja të zymta, atëherë kur vijnë shirat e problemeve, e jo vetëm në ditët kur ka diell. Fitore në jetë janë miqtë e vërtetë, që të duan zemrën, që të duan thjeshtësinë, që të duan për respektin e vlerësimin që u jep e ta kthejnë me të njëjtën mënyrë”, ka shkruajtur Iliri.
Miqësia e tyre është duartrokitur nga ndjekësit e balerinit.