Lazio barazon me Porton, eliminohet nga Liga e Europës

Skuadra italiane Lazio ka përfunduar garat në Ligën e Evropës sot, pas barazimit 2:2 me skuadrën e Portos, ndeshje kjo e kthimit në fazën e eliminatoreve.
Ndeshja e parë e kësaj faze mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat 2:1 në favor të Portos, kurse me barazimin e sotëm 2:2, Lazio eliminohet nga kjo garë me rezultat final 4:3 nga Porto.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi Ciro Immobile në minutën e 19’ të ndeshjes, kurse rezultatin në 1:1 e barazoi Mehdi Taremi në minutën e 31’.
Në pjesën e dytë, skuadra e Portos arriti të kalojë në epërsi për herë të parë në ndeshje, ku mesfushori Mateus Uribe shënon në minutën e 68’ për 2:1.
Rezultatin për Lazio e barazoi mesfushori Danilo Cataldi në minutën e 90’+5 shtesë, por që goli i tij nuk mjaftoi t’i sigurojë skuadrës së tij vazhdimet.
Me këtë fitore, skuadra e Portos vazhdon tutje për në çerekfinale të Ligës së Evropës, duke e eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4:3 skuadrën e Lazios.
Rezultati final i ndeshjes mes Lazios dhe Portos është 2:2.
Rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 4:3 në favor të Portos.