75 Mall Live Search
10:16 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / B O

Publikohet kënga “EX” nga Elvana Gjata dhe Bardhi

Elvana Gjata dhe reperi Bardhi kanë publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “EX”.

Kënga fillimisht u lansuar në platformën Spotify, ndërsa shumë shpejt pritet të publikohet në Youtube e shoqëruar me videoklip.

“Video muzikore vjen së shpejti”, ka treguar këngëtarja.

Bardhi e ka falënderuar Elvanën për këtë projekt, teksa e ka quajtur Diva e Shqiptarisë

“Faleminderit Diva e Shqiptarisë Elvana Gjata për këtë projekt kaq të vlefshëm dhe i punuar me zemër“, ka shkruar Bardhi në Instagram.