Ky është njëri nga shpërthimet e fuqishme në Ukrainë (Video)

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Ukrainë ka thënë se forcat ushtarake ruse janë duke shënjestruar dhjetëra zona të civilëve.
“Rusët kanë thënë se nuk janë duke sulmuar objektet civile, mirëpo 33 qendra civile janë goditur në 24 orët e fundit”, ka thënë Vadym Denysenko për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Forcat ruse i janë afruar kryeqytetit ukrainas, Kiev, pas avancimit në disa fronte prej pushtimit të nisur të enjten.
Më poshtë gjeni videon e njërit prej shpërthimeve të fuqishme: