Filmi “Zgjoi” shfaqet në Gjermani

Në kuadër të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mbrëmë në Berlin është shfaqur filmi „Zgjoi“.

Ky film është fitues i 16 çmimeve ndërkombëtare dhe ishte në listën e ngushtë për nominim në Festivalin e Filmit Oscar.

“Historia e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe në të cilën u bazua filmi dhe interpretimi i shkëlqyer i aktores Yllka Gashi, preku të gjithë shikuesit e sidomos që shfaqja e këtij filmi përkoi në një ditë të rëndë në historinë e re të Evropës, përkatësisht të agresionit rus ndaj Ukrainës. Të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet gjermane dhe misionet e ndryshme diplomatike” thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani./Indeksonline/