75 Mall Live Search
17:29 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / A. M.

“Mshelne komandantë të Bllacës”… Haradinaj në Kuvend përsërit fyerjen e famshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur fyerjet që i pati përdorur shumë vjet më herët në stadiumin e Prishtinës kur ishte fishkëllyer gjatë një fjalimi. Atë kohë ai i kishte sharë me nënë ata që e fishkëllenin e të cilët i kishte quajtur “komandantë të Bllacës”.

VIDEO, KLIKO KETU

Të premten, në foltoren e Kuvendit ai përsëriti të njëjtën, pak pasi deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, e kritikoi për periudhën kur ai ishte kryeministër për dialogun me Serbinë.

Avdyli e kritikoi Haradinajn për akuzat që sot po ia bën Qeverisë për çështjen e dialogut. E cilësoi atë si njeri që ka bërë gjimnastika politike. Në replikën e tij, Haradinaj tha se s’ka respekt jo vetëm për Avdylin, por edhe për shumë të tjerë.

“Sa ke respekt për mua s’më mbetet edhe nëse s’ki. Janë shumë si ti që s’kam respekt për ta. Pesë pare s’i dha për ta. E di çka kanë bë për këtë. Por kam respekt për vend timin dhe fëmijët tua e ë të gjithëve. Do ta shihni prapë. Për fëmijët kam respekt. Nëse lëvdoheni ti e disa kolegë tuaj se ishin të zotë të katapultoheni nga LDK-ja në VV, bravo ju qoftë. Apo më tregon edhe ti a je për të vazhduar dialogu i teknikëve apo për të kaluar në njohje… Po pyes për këtë…. Kaq e thjeshtë është. Nëse doni të kaloni në rrafshe tjera urdhëroni. Njëherë kam qenë në stadium në Prishtinë e ju kam çuar të fala shumëve, e ashtu ju qoftë të tanëve”, u shpreh Haradinaj.