Në Kosovë ka ushtarë të Ukrainës, ambasadori amerikan tregon për takimin me ta

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier dhe ambasadorët e vendeve të Quint në vendin tonë kanë takuar ushtarët ukrainas që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Në Kosovë janë 40 ushtarë të Ukrainës të cilët shërbejnë si pjesë e KFOR-it.
Hovenier tha se kanë shprehur mbështetjen për popullin ukrainas.
“Me ambasadorët e Quint u takuam me ushtarët ukrainas në kuadër të KFOR’it që sigurojnë stabilitetin e rajonit”, njoftoi Hovenier.
“Shpreh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ata dhe familjet e tyre përball agresionit të Rusisë. Së bashku me partnerët tanë të Quint, BE’së dhe NATO’së Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën”, shtoi Hovenier.

