75 Mall Live Search
23:27 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / SH F

Rusia përjashtohet nga rrjeti SWIFT, u ngrihen asetet oligarkëve rusë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se BE-ja janë bashkuar njëzëri rreth vendimit për heqjen e Rusisë nga SWIFT.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se BE-ja, Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë zotuar të ndërpresin disa banka ruse nga sistemi ndërkombëtar – Swift.

Në një konferencë shtypi, ajo tha se ushtria ruse po kryen “veprime barbare” në Ukrainë vetëm disa dhjetëra kilometra larg kufirit lindor të BE-së, shkruan Sky News.

Ajo ka theksuar se aleatët perëndimorë janë të përkushtuar të imponojnë “kosto masive” ndaj Rusisë dhe “të shtrëngojnë ndjeshëm” sanksionet e tyre.

“Ata po punojnë për të dëmtuar aftësinë e Putinit për të financuar makinën e tij të luftës”, tha ajo.

Zonja von der Leyen tha se tani do t’u propozojë liderëve të BE-së që një “numër i caktuar” bankash ruse të hiqen nga Swift – diçka që do t’i ndalojë ata të kryejnë shumicën e transaksioneve të tyre financiare në mbarë botën dhe në mënyrë efektive do të bllokojë importet dhe eksportet ruse.

Me përjashtimin e Rusisë nga rrjeti SWIFT nënkuptohet se të gjitha asetet e oligarkëve brenda Rusisë do të ngrihen.

Ky është sanksioni më i madh që i është bërë Rusisë që kur përshkallëzoi situata në lindje të Evropës.