Luftime të ashpra në Kharkiv, digjen dy “Tiger” të rusëve (Video)

BBC ka raportuar për luftime në rrugët e qytetit të Kharkivit, pasi trupat ruse u futën në qytet pak orë më parë sipas zyrtarëve lokalë.
Në mediat sociale janë publikuar pamjet që tregojnë disa njësi ruse në qytet, ndërsa në disa foto duken dy automjete ruse “Tiger” të përfshirë nga flakët.
Zyrtarët e Kharkiv mëngjesin e sotëm paralajmëruan vendasit që të qëndrojnë në strehimoret ku janë vendosur për të shmangur daljet në rrugë.
Video of that destroyed Russian Tigr-M vehicle in Kharkiv. https://t.co/2shuctUVlg pic.twitter.com/t1TrNJE9Fx
— Rob Lee (@RALee85) February 27, 2022