75 Mall Live Search
09:51 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / MSH

Dikur një ikonë e bukurisë, sot modelja e njohur në gjendje të deformuar nga ndërhyrjet e dështuara estetike!

Linda Evangelista u tregua e guximshme duke treguar me krenari fytyrën e saj, pak kohë pasi zbuloi se një procedurë kozmetike e dështuar e ngrirjes së yndyrës, e la atë ‘të shpërfytyruar brutalisht’.

Supermodelja me origjinë kanadeze, u fotografua në New York të mërkurën për herë të parë pa maskë në fytyrë, pasi ylli i modës tha në mënyrë sfiduese se ajo kishte përfunduar së fshehuri javën e kaluar.

Linda është parë rrallë herë në publik, që kur iu nënshtrua hiperplazisë paradoksale dhjamore në vitin 2016.

Në një intervistë, Linda shpjegoi se ajo u tërhoq nga sytë e publikut pas procedurës kozmetike, e krijuar për të ulur qelizat dhjamore, ndërhyrje kjo që e la atë ‘të deformuar përgjithmonë’ kur në fakt i shtoi qelizat e saj dhe fryrjet filluan të shfaqen në të gjithë trupin e saj.