75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / MSH

Sanksioni i radhës godet Rusinë, Mbretëria e Bashkuar ndalon transaksionet që përfshijnë Bankën Qendrore ruse

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një ndalim të transaksioneve që përfshijnë Bankën Qendrore të Rusisë, në masën e fundit për të shkëputur institucionet financiare të Moskës nga tregjet perëndimore.

Masat do të ndalojnë gjithashtu institucionet financiare britanike nga transaksionet me ministrinë e financave të Moskës dhe fondin e saj të pasurisë sovrane.

Zyrtarët britanezë thanë se kjo do të parandalonte kompanitë ruse nga emetimi i letrave me vlerë të transferueshme dhe instrumenteve të tregut të parasë në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.

Sanksionet e reja përfshijnë gjithashtu kufizime të mëtejshme kundër institucioneve financiare ruse, masa për të forcuar kufizimet tregtare dhe një masë për të parandaluar disa banka nga qasja në stërlinat dhe pagesat e kleringut përmes MB-së.

Më shumë sanksione do të njoftohen këtë javë, thanë zyrtarët.

Këto masa, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i marrë derisa të ndërpritet konflikti në Ukrainë.