75 Mall Live Search
17:54 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / AR

Çka shkruan në kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE që Zelensky e nënshkroi sot

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pak më parë ka nënshkruar ofertën që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Në kërkesën për anëtarësim, shkruan:

“Me këtë letër, Ukraina, si një shtet evropian që respekton vlerat e parashikuara në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian, ka nderin të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në përputhje me nenin 49 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

Është bashkangjitur një deklaratë e përbashkët e përfaqësuesve të autoriteteve në Ukrainë në aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në BE”.

Zelensky në Facebook ndau pamje nga ky moment historik.

Kujtojmë se në lidhje me këtë, Zelensky ka biseduar edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen./Indeksonline/

May be an image of 4 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people, beard, people standing and indoor
May be an image of 3 people, beard, people standing and indoor