75 Mall Live Search
17:46 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / LB

Gjendet vetura luksoze që u vodh në Çagllavicë, pronari jep detaje

Vetura luksoze  ‘G Class’, e cila ishte vjedhur një ditë më parë në Çagllavicë është gjetur në qytetin e Elbasanit në Shqipëri.

Pronari i veturës S.S ka treguar për Indeksonline se veturën e ka gjetur në bashkëpunim me qytetarët.

Poashtu ai ka bërë me dije vetura është gjetur pa tabela dhe dokumente.

Një ditë më parë, Indeksonline ka raportuar për vjedhjen e kësaj veture në orët e para të së dielës.

Vetura ishte vjedhur para shtëpisë së pronarit.