75 Mall Live Search
11:17 / E Martë, 01 Mars 2022 / LB

Australia dërgon 70 milionë dollarë raketa dhe municion në Ukrainë

Australia do të dërgojë 70 milionë dollarë furnizime mbrojtëse në Ukrainë, shumica dërrmuese e të cilave janë armatim, duke përfshirë raketa dhe municion për të ndihmuar në parandalimin e pushtimit nga Rusia.

35 milionë dollarë të tjerë do të dhurohen për të siguruar strehim, ushqim dhe ujë për qindra mijëra gra dhe fëmijë të zhvendosur si pasoj e zhvillimit të luftimeve.